Drejtoria doganore dje në vendkalimin kufitar Tabanoc ka sekuestruar 13.3 kilogramë ari në vlerë prej mbi 600.000 eurove dhe para të padeklaruara me shumë totale të rreth 30.000 mijë eurove
Ari dhe paratë janë kapur në autobusin me targa të Maqedonisë së Veriut që po transportonte udhëtarë nga Poreqi i Republikës së Kroacisë në Gostivar.
“Për shkak të ekzistimit të dyshimeve, autobusi me targa të Maqedonisë, i cili lëviz në linjë të rregullt nga Poreqi (R. Kroaci) për në Gostivar, së bashku me pasagjerët është drejtuar në terminalin doganor në vendkalimin kufitar. Gjatë kontrollit me skaner mobil, janë vërejtur parregullsi në konstruksionin e çatisë, ku janë gjetur bizhuteri të ndryshme dhe tjegulla ari në forma të rregullta dhe të parregullta”, thonë mes tjerash nga Drejtoria Doganore./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...