Analisti i njohur kosovar, Valon Syla duke iu referuar një shkrimi të një eksponenti të partisë Alternativa, ka komentuar edhe aktualitetin politik në Maqedoni, gjegjësisht koalicion e ASH-së me Afrim Gashin. Sipas tij, Ziadin Sela në vend se ta orienton popullin shqiptarë drejt rrugës së Arbën Xhaferit, ai sipas tij ka shkuar përtej kësaj rruge, përcjell GazetaExpress nga Tetova1.
“Tragjike është kur e sheh qiftin e Zijadin Selës si pretendet i ‘Rrugës së Arbën Xhaferit’, shikon të gjejë aleancë me xhonturqit e vonuar të Maqedonisë, me manifeste politike islamike alla ‘xhemijeti’ në kërkim të shpëtimit politik… Për Alternativën dihet, por Sela po na shokon neve shqiptarëve përtej kufijve të Maqedonisë”, vlerëson Syla.
Ndryshe, në një shkrim të fundit, Dështimi i reprizës “2020” anëtari i kryesisë së Alternativës, Zeqirja Ibrahimi ka thënë se partia e tij dhe ai janë gjeneratë që edukohen politikisht me Xhemijetin e Ferhat Dragës dhe qajnë si fëmijë me këngët për Adem Jasharin e Harun Aliun.
I ashpër në kritikën e tij ndaj këtij pretendimi ka qenë edhe botuesi i të përditshmes KOHA, Arben Ratkoceri. Sipas tij, Ibrahimi ua lëviz kockat Adem Jasharit, Azem Moranës, Sylë Hotlës e Harun Aliut me Xhemijetin e Ferhat Dragës.
Çështja e ushqimit për ushtarët e FSK-së, Maqedonci thotë se...
Kryeministri libanez shpreson për ‘faqe të re për Libanin’ p...
Shqipëria 2030 në BE, Rama: Plotësisht e mundur
Banorët hamendësojnë se sa mund të jetë ora
Regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut
Abdixhiku pret në takim ambasadorin e Zvicrës, flasin për zg...