Pançe Angellov, i cili sulmoi Radmilla Sheqerinskan gjatë protestave të dhunshme më 27 prill, sot në Gjykatën Penale në Shkup pranoi fajin.
Angellov tha se ndjehet fajtor për veprën penale dhe shtoi se nuk do ta përsëris të njëjtën, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Ndjehem fajtor për veprën. Për të njëjtën pendohem dhe ju betohem se nuk do ta përsëris më. E kam thënë edhe më herët, nuk kisha qëllim ta lëndoja por thjeshtë ta largoja. Në ato momente kam përdorur më shumë forcë se sa duhet dhe ndodhi kjo që ndodhi. Pranoj veprën që më ngarkohet dhe lus gjykatën për dënim të ulët pasi që jam i vetëm dhe nuk ka kush të kujdeset për mua”, tha Angellov.
Angellov më herët nuk ka qenë i njohur për policinë dhe dosja e tij nuk përmban asnjë vepër penale.
Ndërsa Radmilla Sheqerinska tha se edhe fajtorët e vërtetë për ngjarjet e 27 prillit duhet të dalin para drejtësisë.
Seanca e radhës kur edhe pritet të merret vendimi për këtë rast u caktua për më 12 tetor.
Nisin punimet për ndërtimin e stadiumit të parë të atletikës...
Jude: Është një goditje e madhe kur një lojtar si Vini lëndo...
Zelensky: Dy civilë u vranë në Sumy nga një sulm rus
Muja: Opozita bën propagandë ndaj Qeverisë Kurti për kontrat...
Netanyahu i kërkon kabinetit të tij ta pranojë marrëveshjen ...
Abdixhiku falënderon qytetarët për mbështetjen: Prezenca jua...