Sulmohet në Beograd filozofi francez Bernard Henri Levy, i cili përkrahu sulmet e NATO-s

23:49 | 10 Maj 2017
Arbresh.info

Një agresor ka goditur filozofin nga Parisi Bernard Henri Levy pas prezantimit të filmit të tij ‘Peshmerga’ në kuadër të festivalit të filmit Beldocs. Levy e quajti sulmin fashist dhe tha se në Beograd ende nuk ka fituar demokracia. Bernard- Henri Levy, njëri prej filozofëve më të njohur francez dhe aktivist për të drejtat e njeriut, është atakuar të mërkurën gjatë festivalit të filmit dokumentar në Beograd, Beldocs. Një incident më të madhe kanë penguar kameramanët dhe disa shikues. Luvy u godit me tortë në fytyrë.

Nën thirrjet “Vrasës shporru nga Beogradi” dhe “Ky horr është angazhuar për bombardimin e Jugosllavisë tetë vjet para ndërhyrjes së NATOS-s”, me këto thirrje tre të vetëquajtur majtistë ndërprenë fjalimin e Levyit në Sallën e Qendrës Kulturore, pas prezantimit të filmit të tij Peshmerga, shkruan “Dialog plus”. Një i ri tjetër, i ashtuquajtur majtist, mbante në duar një pankartë me shënimin “Bernard Levy përkrah vrasjet imperialiste”. Levy e quajti sulmin ndaj tij akt fashist. Ai tha se Serbisë nuk paskësh ndryshuar siç kanë shpresuar miqtë e saj.

“Demokracia ende nuk ka fituar në Beograd. Nuk dua ta dëgjojnë të vërtetën të gjithë në këtë qytet. Rroftë Europa dhe Serbia demokratike në Bashkimin Evropian. Jam krenar që sot para jush mbroj trashëgiminë e antifashizmit në Europë”, ka thënë ai. Lavy për herë të fundit ka qenë në Beograd para 20 vitesh kur prezantoi filmin e tij “Bosna”./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme