Nuk ka vonuar hakmarrja e shqiptarëve ndaj institucioneve maqedonase.
Grupi i njohur i hakerëve shqiptarë, “Anonymous Albania”, kanë sulmuar faqet zyrtare të Gjykatës së penale dhe asaj Supreme të Maqedonisë. Në mesazhin e tyre theksohet se e gjitha kjo është një shenjë proteste ndaj vendimeve të fundit për anëtarët e grupit të Kumanovës, shumë prej të cilëve u dënuan me burg të përjetshëm.
“Faqet e Gjykatës supreme dhe Gjykatës së lartë të Maqedonisë, janë DOwN. Kjo është një shenjë proteste nga ne ndaj jush. Lironi trimat e Kumanovës. Na prisni”, shkruan në faqen e “Anonymus Albaia” në “Facebook’.
“Anonymous Albania” ditëve të fundit kanë shtuar sulmet masive ndaj faqeve zyrtare të institucioneve greke, serbe por edhe atyre në Maqedoni, ndërkohë që lista është bërë aq e gjatë sa që në këtë listë hakerët përfshinë dhe faqet zyrtare online të institucioneve shtetërore në Maqedoni.
Sipas informacioneve të fundit, grupi i njohur i hakerëve planifikojnë dhe sulme masive kibernetike më 28 dhe 29 nëntor ndaj institucioneve në Serbi, Greqi e Maqedoni.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...