Kërcënimet dhe sulmet hibride me të cilat përballet Maqedonia e Veriut por edhe vendet tjera të NATO-s, kanë qenë temë e bisedimeve të delegacionit qeveritar me përfaqësues të NATO-s.
Në takimin me ekipin e ekspertëve të NATO-s, Ministrat e pranishëm kanë biseduar lidhur me masat e ndërmarra, kurse shërbimet e sigurisë situatën në vend e vlerësojnë si stabile.
Daniela Ilioska, Sekretare për Koordinim të Shërbimeve të Sigurisë: Këto kërcënime vijnë pas ndezjes së agresionit rus në Ukrainë dhe janë kombinim i aktorëve të huaj e të vendit. Të gjitha vendet e botës së lirë përballen me instensitet të shtuar të kërcënimeve hibride. Që nga dita e parë bashkëpunojmë në partneritet me organizatat dhe institucionet ndërkombëtare të sigurisë.
James Appathurai, zv/ndihmës i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s: RMV-ja përballet me sulme hibride të qëllimshme dhe cinike. Por si anëtare e NATO-s, nuk përballet e vetme në këtë sfidë, por është pjesë e familjes së demokracive që janë bashkë dhe mbështesin njëra-tjetrën. NATO dhe aleatët tashmë ndajnë informacione dhe mundësojnë mbështetje teknike. Gjatë qëndrimit tim kemi diskutuar hapat e ardhshme për të përforcuar sigurinë kibernetike dhe të përforcohen mekanizmat për aksione efektive të qeverisë.
Ndryshe, Maqedonia e Veriut, që nga tetori i vitit të kaluar përballet me alarme të rreme për bomba.
Nga tetori i vitit të kaluar deri në mars të këtij viti janë kontrolluar 862 lokalitete në Shkup, janë angazhuar mbi 2.500 zyrtarë të policisë kurse janë harxhuar mbi 5 milion denarë.
Në shënjestër të sulmeve kibernetike kanë qenë edhe institucione publike, por edhe Ministri të ndryshme./klanmaqedonia
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...