Një pjesëtar i Policisë së Serbisë është gjuajtur sot me hark në qafë para Ambasadës së Izraelit në Beograd në një sulm terrorist, sulmuesi u vra dhe një person tjetër u arrestua si masë paraprake, tha Ministri i Brendshëm Ivica Daçiq. .
Një pjesëtar i xhandarmërisë iu kundërpërgjigj zjarrit dhe vrau sulmuesin. Një pjesëtar i Xhandarmërisë ka pësuar lëndime të rënda dhe ndodhet në Qendrën Emergjente.
Zëvendëskryeministri i Serbisë dhe ministri i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq tha se një person i panjohur, identiteti i të cilit është duke u përcaktuar, ka qëlluar me hark një pjesëtar të Xhandarmërisë që ishte në detyrë për të siguruar ambasadën izraelite.
“Sot rreth orës 11, një person i panjohur, identiteti i të cilit është duke u përcaktuar, ka gjuajtur me hark në drejtim të një pjesëtari të xhandarmërisë i cili ishte në shërbimin e sigurisë në ambasadën izraelite dhe e ka goditur në qafë”, tha Daçiq, dhe theksoi se ishte një sulm terrorist.
Daçiq tha gjithashtu se identiteti i saktë i personit që vdiq duhet të përcaktohet. Ai ka theksuar se është arrestuar edhe një person tjetër.
“Le t’i vërtetojmë të gjitha faktet. Ne ende po flasim për motive të mundshme. Tani për tani ka indikacione se ka motive të lidhura me terrorizmin”, tha Daçiq, i cili po ashtu tha se ka indikacione se disa persona janë të lidhur me lëvizjen vehabiste.
“Mjekët thonë se mund t’i ketë shpëtuar jetën që nuk e ka nxjerrë shigjetën, ka arritur të mbrohet në këtë gjendje, ka qëlluar sulmuesin, menduam se do të mbijetonte për të mësuar më shumë, kishte edhe një thikë. Përfundimi është se ky është një sulm terrorist që përfshin persona të lidhur me lëvizjen vehabiste”, tha ministri Daçiç.
Anëtari i xhandarmërisë ka përdorur armën në vetëmbrojtje dhe ka mposhtur sulmuesin, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë, njofton MPB-ja./kosovoonline
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...
Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavë...
Ky është 25-vjeçar që vdiq tragjikisht në vendin e punës në ...
Nesër fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Ku...
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...