Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski pret që javën e ardhshme të fillojë procedura kuvendore për ndryshimin e Ligjit për tokë ndërtimore ku do të mundësohet që shteti t’i ndërmarrë ingerencat e komunave Ohër, Strugë dhe Debarcë mbi bregun e Liqenit të Ohrit, gjegjësisht ekonomizimin me plazhet.
“Këtë e paralajmërova në tribunë këtu në Ohër së bashku me kryeministrin Zoran Zaev. Pres që javën e ardhshme në Kuvend të hyjë ligji, që do të thotë se kompetencat e bregut dhe plazheve të jenë nën ingerenca të shtetit, e jo në nivel lokal”, tha Sugareski duke sqaruar se kjo bëhet me arsye që që autoritetet lokale nuk mund të përballen e problemet, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Lidhur me këtë si transferi i ingerencave do të reflektohet mbi sezonin e ardhshëm turistik, nga aspekti i dhënies së plazheve nën koncesion, Sugareski shfaqi bindje se ka hapësirë kohore që e gjitha të përfundojë në një rend më të mirë.
“Pres që ligji të miratohet shpejt, por një pjesë e punëve nuk varen nga Qeveria por edhe nga Kuvendi”, tha ai, duke theksuar se se asnjë ndërtim pa leje nuk do të tolerohet, pavarësisht nën ingerenca të të cilit ka qenë toka e dhënë për ekonomizim.
Ushtruesi i detyrës kryetar i Komunës së Ohrit Konstatin Georgieski, theksoi se praktika nga e kaluara ka treguar se komunat kanë vështirësi në menaxhimin e plazheve të Liqenit të Ohrit, për shkak të siç tha, mospërputhjeve të caktuara në sistem, lëshimeve të bëra në të kaluarën, deri te aktivitetet e palejuara të koncesionerëve.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...