Qeveria akoma nuk ka qëndrim zyrtar rreth hapjes eventuale të kufijve dhe aeroporteve. Kështu ka deklaruar Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugarevski, i cili pret që këto ditë komisioni për sëmundje ngjitëse ta vendosë këtë çështje në rend dite, të flitet në seancën e shtabit të krizës, dhe më pas Qeveria të sjell vendimet e caktuara nëse ato duhet të sillen.
“Si anëtar i Shtabit të krizës mund të them se e ndjekim situatën dhe në pajtueshmëri me rekomandimet që i jep komisioni për sëmundje infektuese, ne flasim dhe veprojmë sipas tyre, edhe si shtab edhe si Qeveri. Për momentin akoma nuk kemi qëndrim zyrtar rreth hapjes së kufijve dhe aeroporteve”.
“Pres që këto ditë, pasi komisioni ta vendosë atë çështje në rënd dite, të flitet në seancën e shtabit të krizës, pas çka Qeveria do të sjell vendimet e caktuara, nëse ato duhet të sillen”, tha Sugareski
Gjatë ditës së sotme kompania ajrore Wiz Air ka njoftuar se si rezultat i kufizimeve të vazhduara të udhëtimit për të gjitha fluturimet jashtë nga dhe deri në Republikë e Maqedonisë së Veriut e ka vazhduar pezullimin e gjitha fluturimeve në vend deri më datën 13-të të muajit të ardhshëm.
OJQ-të në Serbi paraqesin kallëzim penal për spiunim
Kurti priti në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier: Kosova...
Ndahet nga jeta ish-kryeministri indian Manmohan Singh
Manchester United vazhdon me seri negative, mposhtet edhe ng...
Osmani dhe Hovenieri bëjnë homazhe tek shtatorja e president...
Kurti dhe Nagavci takuan studentët përfitues të bursave nga ...