Google ADS

Stuhi të borës mbulojnë Bosnjën

19:58 | 29 Prill 2017
Arbresh.info

Një stuhi e papritur e borës sot ka sjellë probleme në komunikacionin e Bosnjës dhe Hercegovinës, marrë parasysh se në prag të festës së 1 majit shumë qytetarë kanë marrë rrugën për në jug.
Stuhia ka habitur shoferët në rrugën magjistrale në drejtim të Bugonjit dhe rrugën që çon për në Gornji Vakuf.

Bora shumë shpejt ka mbuluar edhe rrugët, kurse femrat kanë tentuar të shpejtojnë mjedrat dhe pemët tjera frutore që mos të dëmtohen nga kjo borë e cila vazhdon të bie.

Bora këtë pasdite sërisht ka zbardhur edhe Sarajevën, që është e pazakontë për këtë periudhë të vitit, shkruan “Avaz”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme