Aktivistët e grupit “Studentët kundër dhunës” në Serbi kanë paralajmëruar bllokadë 24 orëshe për të premten.
Protestuesit po kërkojnë hapjen e listës së zgjedhjeve, anulimin e zgjedhjeve të 17 dhjetorit dhe hetimin e tyre, transmeton Arbresh.info.
Ndërsa edhe sot, një grup i madh njerëzish protestuan para Ministrisë së Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale në Beograd, për të vazhduar pastaj tek Fakulteti Filozofik.
Studentët dhe aktivistët ngritën një tryezë në Beograd për të diskutuar me qytetarët për krizën pas zgjedhore në Serbi, shkruan N1.
“Bllokada e sotme do të jetë shumë interesante sepse sot në mëngjes kemi marrë një kërkesë interesante nga sigurimi i Ministrisë së Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale, ata pyetën nëse nuk do të na dërgoni të gjithë individualisht sot dhe do të na telefononi? Sot duhet të mbushim e-mailet, telefonat dhe zyrat e ministrisë, të jenë të mbuluara gjatë gjithë ditës”, tha aktivisti Ivan Bjeliq.
Pra, ideja është që sot të telefonojnë Ministrinë e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale për të marrë përgjigje për kërkesat.
Të gjithë studentët marrin një copë letër me numrat e telefonit të ministrisë. Në atë copë letre ka edhe një pyetje që duhet bërë nëse dikush thërret: “Kur do t’i hapni listat e zgjedhësve”.
Ai bëri të ditur gjithashtu se të premten do të organizohet bllokadë 24 orëshe deri në protestën e organizuar nga “Proglas” të shtunën.
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor
LDK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja
2 Korriku njofton se ka përfunduar marrëveshja me akademinë ...
Aksidenti në rrugën Pejë-Prishtinë, 22 persona marrin trajti...
Casado për Pedrin: Ai është një nga më të mirët në pozicioni...