Sonte pas orës 23:00 ka shpërthyer zjarr në Qendrën tregtare “Global” në Strumicë.
Zjarri ka përfshirë katër dyqane në katin përdhese dhe është përhapur në katin e parë, ndërsa zjarrfikësit me përpjekje të mëdha kanë arritur ta vendosin në kontroll dhe tani për tani nuk lejojnë të përhapet në dyqanet tjera.
Sipas dëshmitarëve, zjarri ka shpërthyer në orën 23:00 dhe shpejtë është përhapur.
“Filloi së pari nga dyqani i parë dhe shpejt u përhap. Dyqani im tërësisht është djegur dhe aty kishte mall mbi 20 mijë euro”, ka thënë pronari i dyqanit.
Në vendin e ngjarjes ka një numër të madh të qytetarëve, ndërsa më shumë automjete të policisë po e sigurojnë hapësirën rreth QT “Global” si dhe automjete të ndihmës së parë.
Tani për tani nuk dihen arsyet e shpërthimit të zjarrit ku është shkaktuar dëm i madh material./almakos/
Teatri Kombëtar i Kosovës është futur në grevë të përgjithsh...
Ushqimet që kanë tendencën të shkaktojnë sëmundje
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...