Të mërkurën (16.05.2018) rreth orës 11.00 në Stacionin policor të Strugës 68 vjeçari nga Struga ka denoncuar zhdukjen e gruas së tij 53 vjeçare.
Ai në policinë e Strugës ka thënë se bashkëshortja është larguar në drejtim të paditur që nga ora 07.00.
Policia e Strugës njofton se po merren masa për zbardhjen e këtij rasti.