Në Strugë është shpallur epidemia e fruthit, për shkak të numrit të madh të të infektuarve, informojnë nga Qendra për Shëndet Publik në Ohër.
Epidemiologia Jovanka Korveshovska tha se kjo nënkupton se prindërit nga Struga duhet t’i vaksinojnë fëmijët e tyre dhe t’i përmbahen kalendarit të vaksinave, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Numri i të prekurve nga fruthi në Strugë, mbetet në 24, por kompetentët presin raste të reja në 3-10 ditët e ardhshme. Rekomandojnë dezinfektim dhe kontroll të shkollave dhe kopshteve në qytet. Të gjithë të infektuarit janë në gjendje të mirë shëndetësore, përfshi edhe 6 fëmijët më të vegjël se 12 muaj, të cilët nuk janë vaksinuar.
Ndërsa numri i të infektuarve në Dibër për momentin arrin në 18 dhe deri të premten do të mësohet se do të shpallet edhe atje epidemi e fruthit ose jo. Gjendja më e mirë është në Ohër ku deri në këto momente vetëm tre persona janë të prekur nga fruthi.
Munter: SHBA-ja nuk do të ketë më qasje tradicionale ndaj Ko...
Kushtetuesja konstaton se Kuvendi nuk bëri shkelje në shkark...
Azerbajxhani në zi për viktimat e aksidentit ajror
Përfundon operacioni për valixhen e dyshimtë në Ferizaj, zbu...
Raportohet për një valixhe të dyshimtë në Ferizaj, policia j...
Sveçla jep detaje të reja për aksionin e sotëm në veri