Asnjë zgjidhje për deponinë e madhe në hyrje të qytetit të Strugës, përkundër paralajmërimeve se një gjë e tillë do të përfundonte në maj.
I pari i Komunës Merko tani jep premtim të ri, problemi sipas tij do të zgjidhet në korrik.
Por, aktivistët civil janë skeptikë se problemi do të mund të zgjidhet. Konsiderojnë se kjo, ashtu siç po paralajmërohet, do të thotë vetëm zgjidhje të pjesshme.
“Nuk jemi të kënaqur nga dinamika e zgjidhjes së këtij problemi. Dy herë jemi dëshmitarë të prolongimit të zgjidhjes së këtij problemi dhe konsiderojmë se problemit të këtillë, si problem numër një i qytetit, duhet t’i kushtohet vëmendje më e madhe edhe nga pushteti lokal edhe nga ai qendror me qëllim të zgjidhjes përfundimtare të tij”, deklaroi Gligor Qatoski – iniciativa “Mjaft”.
Momenti më i rëndësishëm nga i cili do të varet se si në të ardhmen do të zgjidhet grumbullimi dhe trajtimi i mbeturinave komunale nga Struga dhe rrethina, mbetet çështja e hapur për ndërtimin eventual të deponisë rajonale. Ajo është planifikuar të ndërtohet në komunën fqinje Debarcë, por autoritetet e atjeshme lokale paralajmërojnë se nuk do të lejojnë një gjë të tillë.
I gjithë Ferizaj në terr, Aliu: Kjo është e pashembullt
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor