Për çdo ditë rritet numri i dëmeve që banorët e Ohrit i paraqesin nga stuhia e së shtunës.
Deri më tani në komisionin komunal kanë arritur 80 kërkesa, por pritet që numri të rritet. Ndërkohë, niveli i lartë i liqenit shkakton probleme në Strugë. Gjysma e plazheve janë tashmë nën ujë.
“Shikoni çdo gjë është nën ujë, patjetër duhet ndihmë nga shteti. Rezervuari me peshq është nën ujë, platforma është nën ujë, gjithçka është nën ujë. Gjithçka është shkatërruar. Kështu nuk ka ndodhur gjatë kohë. Nuk mbaj mend, dhjetë a pesëmbëdhjetë vjet nuk ka qenë kështu”, thotë për Alsat një qytetar.
Hotelierët druajnë se nuk do të ketë kohë të mjaftueshme që t’i sanojnë dëmet deri më një maj, kur edhe presin fillim të sezonit.
Edhe në Strugë, njëjtë si në Ohër, hotelierët thonë se dëmet do t’i paraqesin në komunë nga ku do të kërkojnë kompensimin e duhur./Alsat
https://www.youtube.com/watch?v=zoUIyssmP14
Sulmi në Gjermani, Rama: Shqipëria solidarizohet me Gjermani...
Sulmi në Gjermani, njëri nga të vrarit thuhet se është fëmij...
Mërgimtarët po vijnë, kjo është situata në pikat kufitare
Sulmi në Magdeburg, Haradinaj: Jemi pranë popullit gjerman n...
Falafel, një zgjedhje e shkëlqyer për një drekë të shëndetsh...
Kush është i dyshuari që shkaktoi tragjedinë në Magdeburg – ...