Portet në Strugë dhe Pogradec do të rindërtohen, ndërsa një linjë e re transporti ujor do të vendoset midis tre qyteteve në brigjet e Liqenit të Ohrit. Është planifikuar të prokurohen dy anije eko-diellore, të cilat do të përdoren për lundrim, por nuk do të ndotin liqenin.
Ky projekt strategjik për zhvillimin e turizmit do të zbatohet përmes Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale dhe programit IPA për bashkëpunimin ndërkufitar, njoftoi Ministri.
“Unë mendoj se do të jetë një ofertë shumë e mirë, që ju të jeni këtu dhe të shkoni për darkë në Pogradec dhe pastaj të ktheheni për një shëtitje në Ohër, do të jetë me të vërtetë diçka që do t’i sjellë dobi çdo turisti. Nëse e rritni ofertën turistike, ju do të tërheqin më shumë turistë”, tha Goran Mileski, Ministër i Vetëqeverisjes Lokale.
Lidhja e Strugës, Ohrit dhe Pogradecit do të jetë një dimension i ri në historinë turistike të Liqenit të Ohrit, por edhe realizimin e ëndrrës së kahershme të punëtorëve të turizmit. Ky projekt ka filluar që prej një viti, doganat ndërkufitare dhe policia kanë rënë dakord./Telegrafi/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...