Pas vizitës në Sarajevë e Prishtinë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, sot pasdite do të qëndroj për një vizitë dyditore në Shkup, në kuadër të turneut të tij në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Siç është paralajmëruar, vizitën zyrtare Stoltenberg do ta fillojë në Qeveri, pas së cilës do të mbahet një konferencë e përbashkët për media me nikoqirin e tij, kryeministrin Dimitar Kovaçevski.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s pasdite do t’u drejtohet edhe deputetëve në Kuvend, në kuadër të seancës së 132-të, pas së cilës do të pritet nga presidenti Stevo Pendarovski në kabinetin e tij.
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se sot dhe nesër për shkak të ardhjes së një numri të madh të delegacioneve të huaja, në zonën e gjerë të qytetit të Shkupit do të ketë regjim të veçantë të komunikacionit. Për këtë, Sektori për Punë të Brendshme Shkup apelon qytetarët që të respektojnë urdhrat e zyrtarëve policorë në rrugë. /Alsat.mk
106 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë, policia shqiptoi mb...
Horoskopi 1 janar 2025, zbuloni parashikimet e yjeve
Rama ndan një video të kirjuar nga AI, duke ecur krahë Ismai...
Ana dhe Kevini e presin Vitin e Ri së bashku
Tirana feston ndërrimin e viteve me spektakël fishekzjarresh...
Poema dhe Diamanti, dy bebet e para të 2025-tës në Kosovë – ...