Fqinji i Kosovës, Maqedonia e Veriut ka nënshkruar protokollin e pranimit në Aleancën Veri-Atlantike (NATO).
Aleatët e NATO-s së bashku me ministrin e jashtëm të Maqedonisë, Nikola Dimitrov nënshkruan protokollin e pranimit, me Republikën e Maqedonisë së Veriut, shkruan arbresh.info.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg e ka quajtur një ditë historike nënshkrimin e protokollit me Maqedoninë e Veriut, si dhe ka përshëndetur marrëveshjen me Greqinë në kontekstin e emrit.
“Sot është një ditë historike për vendin tuaj dhe një ditë krenare për të gjithë ne. Dua të përshëndes Shkupin dhe Athinën për arritjen e marrëveshjes në çështjen e emrit. Pranimi juaj do të sjellë stabilitet në Ballkanin Perëndimor”, deklaroi Stoltenberg.
Kurse ministri i jashtëm maqedonas Nikola Dimitrov përmendi përkushtimin e dy kryeministrave Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras për të arritur marrëveshjen që i dha fund kontestit 30 vjeçar.
“Me anëtarësimin në familjen euroatlantike, ne përmbushim premtimin e prindërve tonë se qëllimi jonë kryesor është anëtarësimi në NATO. Marrëveshja erdhi nga përkushtimi i kryeministrave Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras. Gjithashtu dua të përmend lidershipin e kryeministrit bullgar Boyko Borisov, i cili na inkurajoi në nënshkrimin e marrëveshjes me Greqinë”.
“Për ne NATO është familje që ka siguri, stabilitet dhe prosperitet. Ky udhëtim na ka bërë neve më të pjekur dhe kemi dëshmuar se mund të marrim përgjegjësitë tona si dhe të zgjidhim problemet. Udhëtimi nuk ka përfunduar dhe ne nuk do të ecim vetë, do të kemi 29 aleatë tjerë”, tha Dimitrov.
Posa të gjithë anëtarët e aleancës të ratifikojnë protokollin e pranimit Maqedonia do të bëhet vendi i 30-të në forcën aleate./Arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...