I përshëndes përpjekjet për gjetjen e zgjidhjes, ndërsa nëse zgjidhet problemi, atëherë NATO do ta ftoj ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë që të bëhet anëtare e NATO-s, thotë gjenerali i përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg, në intervistë për gazetën ANA-MPA, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Me të vërtet e përshëndes përpjekjet e bëra nga të dyja palët edhe nga Shkupi edhe nga Athina, për të gjetur zgjidhje për çështjen e emrit. E vizitova Shkupin para disa muajve, po ashtu bisedova me kryeministrin Tsipras pas vizitës sime dhe e përshëndes fuqishëm ndihën politike për përpjekjet për gjetjen e zgjidhjeve, por kjo është një çështje e rëndë dhe e ndjeshme. Por, nëse çështja me ermin zgjidhet, atëherë NATO do ta ftoj ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë që të bëhet e anëtare e NATO-s”, thotë Stoltenberg.
Siç informon korrespondentja e AIM-së nga Athina, sekretari i përgjithshëm i NATO-s duke u përgjigjur në pyetjen për zgjerimin e Aleancës tha se dyert e NATO-s janë të hapura për anëtare të reja, siç ishte vitin e kaluar me Malin e Zi, ndërsa këtë vit do të rishikohen kandidaturat e Bosnjës dhe Hercegovinës, të Gjeorgjisë, por edhe të Maqedonisë.
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës