Sekretari i përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoletenberg, tha se në selinë e NATO-s ka ende vende të lira dhe se Maqedonia është e mirëpritur por së pari duhet ta zgjidh çështjen e emrit me Greqinë dhe të punojë shumë në përmbushjen e reformave.
“Mali i Zi është anëtarja e 29 e Aleancës. Me votë dhe të drejta të barabarta sikurse të gjitha anëtaret e tjera. Duke pa se si flamuri i Malit të Zi u ngrit për herë të parë gjatë vitit të kaluar, për mua ishte një moment krenarie. Ka akoma vend për flamuj të ri në Selinë e NATO-s. Dëshiroj që edhe ju të arrini sukses. Është mirë të jeni ambicioz, por është rëndësishme që të jeni edhe real. Duhet edhe shumë punë për tu bërë, kjo nënkupton edhe zgjidhjen e çështjes së emrit. Kjo është një çështje që rëndon këtë vend dhe rajonin tanimë një kohë të gjatë”.
“Prej këtu përshëndes vullnetin e kësaj qeveria për përkushtimin për zgjidhjen e kësaj çështje. Dje në Nju Jork u bë edhe një hap i madh, jam i inkurajuar për hapat e ndërmarr dhe ju inkurajoj që të shkoni para. Megjithatë anëtarësimi në NATO është më shumë se zgjidhja e çështjes së emrit. Vendet aspirantë për anëtarësim në NATO, kërkon edhe përmbushjen e reformave. Ju përgëzoj për përpjekjet, posaçërisht planin 369. Miratimi i ligjit për gjuhët javën e kaluar ishte një hap i rëndësishëm, raporton Alsat-M.
Stoltenberg theksoi edhe rendësin e konstruktivitetit të opozitës dhe shoqërisë qytetare.
“Është me rëndësi që të dëshmoni fqinjësi të mirë me fqinjët, urojmë për marrëveshjen e arritur me Bullgarin dhe iu inkurajojmë që në këtë drejtim të vazhdoni edhe me fqinjët tjerë. Dyert e NATO-s mbeten të hapura për anëtare të reja, do t’ju mbështesim në maksimum”, deklaroi Stoltenberg ndërkohë që porositi që të zbatohen reformat në mënyrë transparente. Ai tha se është i vetëdijshëm për sfidat, por u shpreh i gatshëm për të ndihmuar./alsat m
Ish-krerët e UÇK-së i kërkojnë trupit gjykues që ta ruajë pa...
Erion Veliaj ia uron ditëlindjen Rita Orës: Super goca jonë,...
Kurti: Idealet e Metush Krasniqit janë ideale edhe të kohës ...
Kryeshefi i IPK-së po merr pjesë në Konferencën Profesionale...
Victoria Beckham zbulon arsyen pse nuk buzëqesh kurrë në fot...
Rusia sulmon me një numër rekord dronësh 17 rajone të Ukrain...