Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, në fjalimin e tij në Kongresin Amerikan me rastin e 70-vjetorit të themelimit të Aleancës, tha se Maqedonia me mbështetjen e SHBA-ve dhe vendeve tjera aleate së shpejti do të bëhet anëtarja e 30-të e NATO-s.
“Republika e Maqedonisë së Veriut këtë vit nënshkroi protokollin për anëtarësim dhe me mbështetjen tonë do të bëhet anëtarja e 30-të. Dera e NATO-s mbetet e hapur. Ajo që filloi në vitin 1949 me 12 anëtare, u tregua si fuqi e madhe për paqe”, tha mes tjerash Stoltenberg, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Gjithsesi, ai shtoi se, suksesi në të kaluarën nuk është garancë për sukses në të ardhmen, duke thënë se para NATO-s ka shumë pengesa.
“Në të kaluarën ne i kemi tejkaluar keqkuptimet tona, duhej t’i kalonim, pasi Aleanca do të na duhet për kohën që vjen”, tha Stoltenberg.
Ndryshe, në shënimin e 70-vjetorit të themelimit të NATO-s në SHBA, ku njëkohësisht do të mbahet edhe mbledhje e ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare, pjesëmarrës do të jetë edhe shefi i diplomacisë së Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...