Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në konferencë për shtyp me kryetarin e Kroacisë, Zoran Milanoviq sot në Zagreb tha se “Maqedonia për disa javë do të anëtarësohet në NATO”.
Stoltenberg gjithashtu falënderoi Kroacinë që mbështet politikën e zgjerimit.
“Përshëndesim faktin se Kroacia është ithtare e fortë e politikës së dyerve të hapura të NATO-s dhe së shpejti, brenda disa javësh, Maqedonia e veriut do të jetë anëtarja e 30-të”, tha Stoltenberg, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ndryshe, pas ndryshimit të emrit, Maqedonia çbllokoi anëtarësimin në NATO dhe tani pritet vetëm ratifikimi në Kuvendin spanjoll në mënyrë që vend të bëhet zyrtarisht anëtare e 30-të e NATO-s.
Ngritet aktakuzë ndaj tre personave në Prizren për shitblerj...
Qeveria miraton vendimin për ndarjen e shtesave prej 100 eur...
Kurti kërkon angazhim maksimal për zgjidhjen e problemeve të...
Salah pas fitores ndaj Leicesterit: Shpresojmë se do ta fito...
Policia e Kosovës sot do të shpërndajë dhurata për fëmijët
Hamza shpreh mirënjohje për gazetarët: Një media e lirë ësht...