Google ADS

Stoltenberg: Mali i Zi në NATO sjell stabilitet në rajon

10:11 | 6 Qershor 2017
Arbresh.info

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se pranimi i Malit të Zi në Aleancë është mirë për stabilitetin e këtij vendi dhe për Ballkanin.

Ai shtoi, se Mali i Zi sjell guximin dhe përkushtimin e popullit të tij në NATO, e cila është dedikuar për misionet në të cilat marrin pjesë ata, transmeton lajmi.net.

Mali i Zi është bërë anëtari i 29 i NATO-s, pasi delegacioni malazez i dorëzoi instrumentet e ratifikimit të Traktatit të Atlantikut të Veriut në Uashington, zëvendës Sekretarit të Shtetit Thomas Shannon.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme