Në kuadër të referendumit të caktuar më 30 shtator, sot qëndron për vizitë zyrtare dyditore në Republikën e Maqedonisë vjen sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Njeriu i parë i NATO-s në do të ketë takim me kryeministrin Zoran Zaev, me ministren e mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska dhe me përfaqësuesit tjerë të lartë, njoftojnë nga qeveria.
Takimi me Zaev do të mbahet nesër në Klubin e Deputetëve, me çka është parashikuar edhe një konferencë shtypi e përbashkët.
Sekretari i përgjithshëm Stoltenberg sot do të ateroj në Shkup, ndërsa do të pritet nga ministrja Sheqerinska.
Nesër në agjendën e tij përveç aktiviteteve dhe takimeve, Stoltenberg do ta vizitoj edhe Stajkovcin ku në vitin 2016 ushtarët dhe mjetet e NATO-s ishin të angazhuar për tejkalimin e dëmeve nga vërshimet. Ai do të vizitojë edhe kazermën ushtarake në “Ilinden” ku do të shikojë nga afër trajnimet e forcave speciale.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s do në vend do të realizoj takim edhe me kryetarin Gjorge Ivanov dhe kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferin. /Telegrafi/
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën