Shtetet që anëtarësohen në NATO, siç është Maqedonia e Veriut, duhet të kenë një mënyrë të sigurt të komunikimit, tha Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg në një intervistë për “Zërin e Amerikës”.
“Ekzistojnë standarde që duhet të përmbushen kur bëhet fjalë për infrastrukturën civile dhe telekomunikimit, siç është 5G. Kjo vlen edhe për anëtarët e rinj të ardhshëm, siç është Maqedonia e Veriut. Këto standarde nuk zbatohen për vendet jo anëtare, por ne mund t’i kërkojmë ose t’i këshillojmë ata ta bëjnë këtë”, tha Stoltenberg për ndikimin e mundshëm të forcave të tjera globale në rajon dhe sfidat e sigurisë me të cilat përballet NATO-ja.
Për dallim nga më parë kur kërcënimi më i madh ishte vetëm ish-BRSS, Stoltenberg thotë se kërcënimet tani vijnë nga shumë anë, sulmet kibernetike, anekset,… dhe nuk mund të parashikohen.
“Prandaj është e rëndësishme që NATO të mbetet e përgatitur dhe e shkathët në mënyrë që të mund t’i përgjigjet në mënyrë të duhur çdo krize të re,” tha sekretari i përgjithshëm i Aleancës.
Për tre vjet, numri i lejeve të dhëna në Kosovë për mbajtje ...
Protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës, protestuesit p...
Policia me plan operativ për ditën e zgjedhjeve
E konfirmon agjenti: Edon Zhegrova ka 10 oferta në tavolinë
Çmimet e konsumit në vitin 2024 u rritën 1.6%
Tesla tërheq nga tregu rreth 239,000 automjete, ja çfarë pro...