Google ADS

Stoltenberg: Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO do të thotë hap drejt stabilizimit të rajonit

18:02 | 11 Tetor 2019
Arbresh.info

Sekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg edhe një herë e ka përsëritur qëndrimin e vendeve të aleancës së NATO-s se “me anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, rajoni do të jetë më stabil dhe më bashkëpunues”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai këto qëndrime i ka thënë në intervistë për televizionin grek, “One channel” duke shtuar se marrëveshjet e Maqedonisë së Veriut me vendet e rajonit janë të ndijshme dhe kontroverze dhe si të tilla ato duhet të kenë kujdes për zbatim në të ardhmen.

“Marrëveshja e Prespës, mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë është e ndijshme dhe si e tillë duhet të përshëndetet pasi paraqet hap të rëndësishëm për rajonin. Kjo marrëveshje krijoi kushte për Maqedoninë në hapërimin drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian” ka përfunduar Stoltenberg.

Ai gjithashtu ka inkurajuar edhe mbyllje të marrëveshjes me Bullgarinë dhe Maqedoninë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme