Në një konferencë për shtyp zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së Naum Stoikovski tha se “vullneti i shprehur qartë i qytetarëve në referendum, me të cilin u dërgua mesazh i zëshëm se marrëveshja kapitulluese nuk pranohet, duhet dhe pritet të respektohet nga të gjithë deputetët, nga të gjithë funksionarët, nga të gjithë institucionet, fillimisht nga Kuvendi i cili e shpalli referendumin, e më pastaj edhe nga Qeveria.
Zoran Zaevi nuk është, as që mund të jetë mbi popullin. Nuk ka shtet demokratik ku kryeministri shkel mbi vullnetin e popullit”.
“Zoran Zaevi nuk fitoi mandat nga qytetarët në zgjedhje për ta fshirë emrin Republika e Maqedonisë, as qytetarët nuk u pajtuan që përmes referendumit ta përkrahin marrëveshjen kapitulluese të Prespës ku ndryshohet identiteti maqedonas”, thotë Stoilkovski duke shtuar se mos respektimi i këtij qëndrimi të qartë është përdhunim i demokracisë njëjtë siç ishte i përdhunuar vota dhe e drejta e votimit e mbi 50.000 votuesve në referendumit e 30 shtatorit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai përmendi disa vende ku, sipas tij, ka pasur mbushje të kutive në referendum. Sipas tij, mbushja më e madhe e kutive ka ndodhur në Komunën Strugë, Kërçovë, Zhelinë, Likovë, Bogovinë, Pllasnicë dhe Stdeniçan.
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...