Google ADS

Stevo Pendarovski vizitë zyrtare në Itali

16:41 | 5 Nëntor 2019
Arbresh.info

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, nesër (6 nëntor 2019) do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Italisë.

Siç njoftojnë nga kabineti i tij, Stevo Pendarovski do të pritet me nderime shtetërore dhe ushtarake nga ana e presidentit italian Sergio Mattarella. Të dy presidentët do të kenë takim kokë-më-kokë, ndërsa më pas do të mbahet takim plenar i të dy delegacioneve.

“Presidenti Stevo Pendarovski do të realizojë takim me kryetarin e Dhomës së Ulët Roberto Fiko, si dhe me senatorin Etore Litcheri, kryetarin e Komitetit për Çështje Evropiane Luchiano D’Alphonso dhe takime tjera”, thuhet në njoftimin e kabinetit të Pendarovskit.

Gjatë qëndrimit zyrtar në Itali, Pendarovski do të mbajë ligjëratë në Fakultetin për Shkenca Politike, Sociologji dhe Komunikim në Universitetin Sapienca në Romë./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme