Në Kuvendin e Maqedonisë, të dielën, është bërë inaugurimi i presidentit të ri të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, fitues i zgjedhjeve presidenciale, të mbajtura më 5 maj.
Pendarovski është betuar para deputetëve dhe përfaqësuesve më të lartë të institucioneve shtetërore e fetare, se gjatë mandatit pesëvjeçar do të respektojë Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, dhe se do të mbrojë sovranitetin dhe integritetin territorial të Maqedonisë së Veriut.LEXONI EDHE KËTË:
Në seancën solmne kanë marrë pjesë edhe presidentë e përfaqësues të lartë të më shumë shteteve, si presidentët e Shqipërisë e Kosovës, Ilir Meta e Hashim Thaçi, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, ministrat e Jashtëm të Greqisë dhe Malit të Zi si dhe zyrtarë tjerë të jashtëm.
“Publikisht e them dhe obligohem se do të jem president i të gjithëve, edhe i atyre që votuan për mua, edhe i atyre që votuan për ndonjërin nga kundër kandidatët e mi, por edhe i atyre që për çfarëdo arsyeje nuk dolën të votojnë. Në sferën politike, punën e parë që do ta bëjë, e për të cilën shpesh herë kam folur gjatë dy muajve të kaluar, është shtrirja e dorës opozitës për bashkëpunim. E ndjej se përgjegjësia ime e parë si president që isha propozuar nga partitë në pushtet është që të mbroj të drejtat dhe statusin e pakicës, pasi demokracia ekziston vetëm kur të gjithë të jenë të barabartë nga veprimet e pushtetit”, ka deklaruar Pendarovski, duke theksuar edhe përkushtimin e tij për ruajtjen dhe zhvillimin e raporteve ndëretnike në shtet.
“Raportet ndëretnike dhe baraspesha mes të gjitha mes të gjitha etniteteve gjithmonë ka qenë fryt stabilitetit dhe sigurisë tonë të brendshme. Problemi më i madh ka qenë dhe mbetet sjellja e partive më të mëdha politike, të cilat shpeshherë pozicionin e tyre ndaj raporteve ndëretnike e kanë shprehur varësisht nëse janë në pushtet apo opozitë, andaj edhe për çdo veprim apo sjellje do të kërkoj përgjegjësi politike”, është shprehur kreu i ri i shtetit, duke u ndalur më parë në procesin e integrimit euroatlantik, si prioritet kryesor i qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, për të ardhmen dhe zhvillimin e vendit.
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...