Në Qendrën për trajnim të ARM-së në Pepelishte, komuna e Negotinës sot do të kryhet skenar për vërshime në Maqedoni në kuadër të Stërvitjes ndërkombëtare “MODEX 2017” në organizim të Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim dhe Mekanizmit për mbrojtje civile pranë BE-së.
Skenari për stërvitje është vërshimet në Maqedoni në fokus të aktiviteteve në pjesën e dhënies së ndihmës mjekësore të personave të prekur.
Për këtë qëllim në stërvitje do të marrin pjesë ekipe mjekësore nga Italia, Austria dhe Rumania të pajisur me spitale të përparuara mobile me salla të operacionit. Në stërvitje do të marrin pjesë edhe ekipe për përgjigje të shpejtë nga Drejtoria dhe rreth 150 statistë (aktorë).
Sot është Dita e paraparë për vëzhguesit e Stërvitjes ndërkombëtare “MODEX 2017”, e cila filloi më 16 qershor dhe duhet të përfundojë më datën 20 të këtij muaji.
Me stërvitjen, kumton Drejtoria, do të kontrollohet si funksion shteti gjatë pranimit të ekipeve ndërkombëtare të ftuar nga ana jonë dhe si funksionojnë ekipet në ngjarje të tilla.
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe m...
Krasniqi-kreut të SBASHK’ut: Sfidave të mësimdhënësve iu vje...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit