Orce Kamçev, nuk mori dritë jeshile nga prokuroria, për një dokument të ri të përkohshëm, që do t’i lejonte atij të udhëtonte jashtë vendit. Prokurorja Lile Stefanova, nuk dha pëlqim pasi Gjykata Penale kërkoi mendimin e saj lidhur me kërkesën e biznesmenit Kamçev. Dokumenti i përkohshëm i udhëtimit të manjatit të biznesit, Kamçev, skadoi të Premten e kaluar.
Mendimi negativ i ish-Prokurores Speciale ka arritur në Penale. Tani gjykata ka fjalën e fundit, ose gjykatësja në procedurë paraprake, Vesna Dimishkova.
Orce Kamçevi, megjithëse i dyshuar për pastrim parash në rastin e hapur nga PSP-ja, i njohur në publik si “Perandoria”, mori një pasaportë të përkohshme. Me pëlqimin e ish-shefes së PSP-së Katica Janeva, Kamçevi së pari doli nga paraburgimi dhe më pas mori një pasaportë të përkohshme gjashtëmujore. Si në kërkesën e re ashtu edhe atë të vjetër, nevojën për pasaportë e ka arsyetuar me udhëtimet e tij të biznesit, dhe takimet e punës në Turqi dhe Zvicër.
Përveç Kamçevit, edhe biznesmeni Cvetan Pandelski dyshohet në rastin “Perandoria”. Ai së bashku me Kamçevin, kërkuan një pasaportë të përkohshme, por Stefanova dha mendim negativ edhe për të. Ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijalkov është gjithashtu në listën e të dyshuarve për pastrim parash në rastin Perandoria.
Pasi u shua PSP-ja, dhe prokurorët special u bënë prokurorë të rregullt, lëndën Perandoria, do ta udhëheq sërish prokurorja Lile Stefanova. Me autorizim të Prokurorit Republikan, lënda është përsëri në duart e saj. Prokuroria vlerëson se rasti Perandoria, nuk ka vdekur dhe se tashmë janë ndërmarrë veprime të caktuara, në këtë rast.
Mendimet pozitive të Katica Janevës, me të cilat Orce Kamçev u la i lirë nga paraburgimi dhe mori një pasaportë, ish-shefes së PSP-së i kushtuan me akuzë në rastin “Reket”. Ajo është e akuzuara e dytë në këtë rast, pasi së bashku me “Boki 13” dhe Zoran Kiçeec, i zhvatën 1.5 milion euro nga Kamçevit. Roli i Janevës ishte të lehtësonte pozicionin e biznesmenit. Sipas aktakuzës, ajo ka fituar mobilje me vlerë 5,000 euro dhe 50,000 euro para të gatshme. Janeva është në paraburgim për më shumë se dy muaj, dhe kërkon që Penalja ta lirojë atë nga Shutka, me një garanci prej tre banesave në vlerë prej 160.000 eurove./Alsat/
AUV shton kontrollin e mandarinës, pa dallim origjinën e tyr...
Përleshja me thikë në Lipjan, lëndohen dy persona
Tre të mitur e godasin me grushte dhe i vjedhin para një 38-...
Vendimi i Gjykatës Speciale për Shalën, Jonuzin dhe Bahtijar...
U asfiksuan nga gazi, humbin jetën dy persona në Kamëz
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit