“Nuk e kam ndërmend të kandidohem për shef të PSP-së”, tha Lile Stefanova, prokurore e PSP-së.
“Shefja e PSP-së është dyshuar për krim prej para 2 ditëve. Megjithatë unë dua të them se sot shohim pastrim me krimin dhe duhet të jemi krenar me këtë, por a ka qen shef, koleg apo mik, aspak nuk ka rëndësi. Unë jo që distancohem nga Katica, por asnjëherë skam qenë e afërt me Katicën, që në fillim kam qen e distancuar”, deklaroi Lile Stefanova, prokurore e PSP-së, sipas së cilës sa shpejtë që është e mundur të miratohet Ligji për Prokurori Publike që të mund Prokuroria Publike dhe Prokuroria Speciale ta kryej punën e tyre.
“Prokuroria e rregullt publike ta kryej punën e saj. Për shkak se në këtë moment Prokuroria e Rregullt Publike nuk mund të merr asgjë nga Lëndët e Prokurorisë Speciale Publike”, tha Stefanova.
E pyetur nëse pas arrestimit të Janëves mund të bien poshtë të gjitha lëndët e PSP-së, Stefanova me përgjigje.
“Nuk është e mundur për shkak se lëndët e PSP-së i kanë punuar dhjetëra prokurorë dhe besoj se të gjithë i kanë bërë punën ashtu siç duhej”, tha Stefanova duke përsëritur dhe njëherë se sa më shpejtë që është e mundur nevojitet miratimi i Ligjit për Prokurori Publike nuk ka zgjidhje tjetër.
“Vetëm dispozitat e reja që do ta përfshijnë Prokurorinë Speciale Publike do t’i japin të drejtë Prokurorisë Publike që t’i merr të gjitha veprimet edhe ndaj lëndëve të PSP-së. Politikanët duhet patjetër ta marrin përgjegjësinë, prokurorët bëjnë punë e tyre, por kjo tani është punë e Kuvendit”, deklaroi Stefanova.
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...
Ukraina thotë se Rusia e ka sulmuar me afër 200 dronë
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Ambasadori i Zvicrës: Qeveria e Kosovës ka marr hapa të mëdh...
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...