Një 61 vjeçare ka ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Tetovës si pasojë e virusit korona. Këtë e kanë bërë të ditur nga Qendra Kovid në Tetovë, prej nga insistojnë se gjendja me pandeminë është duke u normalizuar ditëve të fundit. Nga kjo qendër kanë bërë të ditur se brenda natës ka patur 53 kontrolle shëndetësore.
“Numri i të hospitalizuarve dukshëm është ulur këtyre ditëve, kemi 23 të hospitalizuar si në repartin infektiv, poashtu edhe atë intern. Brenda natës ka patur 53 kontrolle shëndetësore, kemi regjistruar dy persona që janë lëshuar dhe tre pranime të reja. Pacientët të gjithë janë në gjendje stabile, janë në gjendje oksigjeno terapi por në gjendje të mirë dhe stabile”, tha Miranda Pajaziti mjeke.
Mjekët njoftojnë se pacientja që ka ndërruar jetë ka qenë e pa vakasinuar, prandaj edhe apelojnë që popullata sa më shpejtë të imunizohet.
“Edhe pse gjendja ka filluar të normalizohet fatkeqësisht natën e kaluar kemi një person që ka ndërruar jetë, është paciente e moshës 61 vjeçare e pa vaksinuar. Pacientët që i kemi në repartet tona vetëm njëri prej të shtruarve është me një dozë të vaksinës, ndërsa dy i kemi me dy doza. E dimë që vaksina nuk na mbron qind për qind nga virusi, prandaj edhe apelojmë vaksinim që na mbron nga forma e rëndë e virusit dhe vetëm kështu do të arrijmë në imunizim kolektiv”, deklaroi Miranda Pajaziti, mjeke në Qendrën Kovid në Tetovë.
Nga Spitali Klinik në Tetovë theksojnë se ende nuk ka fëmijë të shtruar me koronavirus. Ata potencojnë se nuk kanë repart të veçantë për fëmijët nëse rezultojnë pozitiv me koronavirus por në repartet ekzistuese.
“Nuk kemi informacione që në repartin tonë kemi patur pacient fëmijë pozitiv. Nuk kemi të hospitalizuar fëmijë. Repart të veçantë nuk kemi, por kemi kapacitete të mjaftueshme për të trajtuar fëmijë me kovid pozitiv mirëpo fatmirësisht nuk kemi të shtruar akoma fëmijë dhe shpresoj kështu të vazhdojë”, tha Pajaziti.
Në ndërkohë, aktualisht në Spitalin Klinik në Tetovë trajtohen dy pacient që fatmirësisht i mbijetuan tragjedisë së 8 shtatorit ku humbën jetën 14 persona si pasojë e zjarrit në Spitalin modular.
“Sa përket pacientëve që mbijetuan natën e 8 shtatorit vetëm dy pacient akoma i kemi në spital, janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe shpresoj që sa më shpejtë të lëshohen në shtëpi”, theksoi ajo.
Procesi i vaksinimit dhe rivaksinimit në Tetovë rrjedh normalisht, kurse apelohet që qytetarët për rivaksinim të drejtohen në ato pika ku e kanë marrë dozën e parë, përveç atyre që janë vaksinuar në pikën tek shkolla e mesme e mjekësisë dozën e dytë mund të marrin në qendrën për kulturë./Koha.mk/
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...