Menjëherë pas turit ballkanik të Zv.Presidentit amerikan Michael Pence, portali i Kremlinit, “Sputnik”, ka promovuar një skenar të frikshëm në faqet e saj, duke bërë të ditur se pritet një “mini-reply të luftës në Ballkan”. “Sputnik” ka intervistuar një ish-drejtues të lartë të shërbimit famëkeq ushtarak serb KOS, përkatësisht nënkolonelin Ljuban Karan.
Ish-drejtuesi i kundërzbulimit serb thekson se tashmë Bosnja dhe Presheva do të jenë territori i luftës së re. Sipas “Sputnik”, NATO do të imponojë që të shkohet deri tek rishikimi i Marrëveshjes së Dayton-it e cila ndau Bosnjën në dy kantone dhe që ka krijuar një shtet praktikisht si Republika Srpska, i cili nuk jep asnjë llogari në Konfederatë, por vetëm e përdor për të arritur qëllimet e saj, transmeton “tesheshi.com”. Dhe siç shkruan “Sputnik”, pas nisjes së diskutimeve për rishikimin e Dayton-it do të shpërthejë konflikti i ri ballkanik për të rindarë Bosnjën.
Nënkoloneli Karan, njeriu që ka punuar gjatë për shërbimin serb dhe që tani duket se është bashkëpunëtor i afërt i rusëve, deklaroi për “Sputnik” se armatosja e rëndë e Kroacisë me sisteme të sofistikuara amerikane dhe gjithashtu e Serbisë me sisteme të tilla ruse, është vetëm fillimi i një konflikti ushtarak që si gjithmonë thotë ai “epilogun do ta ketë me shqiptarët në jug të Serbisë”. Këtu i referohet natyrisht Preshevës. Edhe pse kjo ngjan e çuditshme, duket se ka një lidhje me realitetin politik. Ilir Meta, presidenti i ri i Republikës, takimet e para si kryetar i shtetit shqiptar i bëri pikërisht me dy figura politike të Preshevës: kreun e Këshillit Nacional Shqiptar, Jonuz Musliun, dhe kryetaren e komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ku u përmend “zgjidhja e problmeve në kuadrin e Serbisë”.
Vetë Meta e ka thënë këtë në komunikatën zyrtare të Presidencës. Po pse kush e kishte vënë në diskutim që të diskutohet jashtë Serbisë? Ky veprim i kreut të shtetit shqiptar, siç duket është studiuar me kujdes nga rusët, që kanë bërë analizën e tyre, natyrisht jo kaq lokale por si rajon. “Sputnik” në shkrimin e vet thekson se “Objektivi i Aleancës së Atlantikut të Veriut është që të mbetet një faktor i domosdoshëm për vendet që nuk janë anëtare të saj, për të realizuar qëllimet e saj ndaj Rusisë”,transmeton telegrafi.
Ish-zyrtari i Kundërzbulimit Shërbimit serb (KOS), Ljuban Karan, në intervistën e tij thotë se “NATO ka një plan për të zotëruar plotësisht Ballkanin, kryesisht për shkak të frikës së ndikimit rus, dhe shembulli më i mirë për këtë është Mali i Zi. Tani po kërkohet futja e Maqedonisë, por problem është si të zotërohet Republika Srpska”. Dhe këtu “Sputnik” përmend rishikimin e Dayton-it. “Kjo do të sillte një konflikt dhe ndoshta mund të ndërhynte Rusia. Pikërisht për të mbrojtur Ballkanin është vendosur sistemi raketor i NATO-s në Rumani, ndërsa ai i Polonisë është për të mbrojtur sfondin e Europës”, thekson ish-oficeri i lartë i kundërzbulimit serb. “NATO nuk do që ne të jemi ushtarakisht neutralë. NATO beson se është mjaft e fortë dhe mund të na detyrojë që të jemi pjesë e saj.
Kohët e fundit është duke u përpjekur për të arritur qëllimet e saj pa armë, por situata nuk është e njëjtë si gjatë viteve nëntëdhjetë, sepse tani ka një zonë ruso-kineze të interesit. NATO po e përdor forcën si një kërcënim”, tha nënkoloneli Karan. Dhe në analizë radha i vjen “rrezikut shqiptar”. Ish-kundërzbuluesi serb, i cili ështët marrë jo pa qëllim nga “Sputnik”-u si ekspert, thekson se “NATO përdor elementin kroat dhe atë shqiptar si subversiv për ta drejtuar kundër serbëve. Po ndiqet një recetë të vjetër: kroatët e boshnjakët kanë pretendime territoriale për Republika Srbska-n, kurse shqiptarët për Preshevën. Një Kosovë e pavarur nuk është qëllimi përfundimtar i shqiptarëve, por ata duan Preshevën, të cilën askush nuk mund të marrë pa luftë. NATO ka punuar që prej viteve ‘90 me modelin ‘përça e sundo’ siç ndodh rëndom me Perandoritë”, shprehet ndër të tjera njeriu i intervistuar nga “Sputnik”.
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...