Spiuni serb i përfshirë në ngjarjet e 27 Prillit në Parlamentin e Maqedonisë

22:23 | 23 Maj 2017
Arbresh.info

Goran Zhivaleviq, ish-zëvendësdrejtor i Agjencisë Informative të Sigurisë – BIA, tani oficer i saj aktiv që punon në Ambasadën në Shkup, tashmë në mandatin e tretë. Ai është futur në Parlament pas orës 20 së bashku me një grup personash nga turma dhe është nisur drejt sallës plenare ku ende kanë qenë deputetët e VMRO-DPMNE-së.

Sipas burimeve të gazetës KOHA dhe televizionit Telma, ai këtu edhe është fotografuar, por nuk është ndalur vetëm aty

Goran Zhivaleviq, oficer i Agjencisë Serbe për Kundërzbulim – BIA, diplomat aktual dhe këshilltar në Ambasadën e Serbisë në Shkup, më 27 prill – ka qenë brenda në Parlament gjatë tërë kohës së incidenteve, merr vesh ekipi i përbashkët hulumtues i gazetës KOHA dhe televizionit Telma. Kush është Goran Zhivanjeviq dhe çka do të thotë prezenca e tij në Parlament të enjten e përgjakshme?

Më 27 prill, në mesin e shumë njerëzve që u futën dhunshëm në Parlament njihen disa persona – kryesisht persona nga MPB ose nëntoka, të cilët kanë qenë nën hetime vetëm për pjesëmarrje në grumbullin e njerëzve ose janë të suspenduar. Por në mesin e tyre ishte edhe një njeri, prezenca e të cilit hapë shumë pyetje. Goran Zhivaleviq, ish-zëvendësdrejtor i Agjencisë Informative të Sigurisë – BIA, tani oficer i saj aktiv që punon në Ambasadën në Shkup, tashmë në mandatin e tretë.

Ai është futur në Parlament pas orës 20 së bashku me një grup personash nga turma dhe është nisur drejt sallës plenare ku ende kanë qenë deputetët e VMRO-DPMNE-së. Sipas burimeve të gazetës KOHA dhe televizionit Telma, ai këtu edhe është fotografuar, por nuk është ndalur vetëm aty.

Zhivaleviq ka qëndruar deri në fund të ngjarjeve në Parlament dhe gjatë kohës së incidenteve që kanë ndodhur aty. Por, pse një diplomat që, sipas ueb faqes së ambasadës serbe në Shkup, është këshilltar – në të njëjtën ditë do të ishte për prezent gjatë kohës së trazirave të atilla në Parlament që është jashtë protokollit të diplomatëve. Zhivaleviq në përgjigjen dërguar TV Telma dhe gazetës KOHA pranon se ka qenë brenda në Parlament, por siç është arsyetuar ai, “ka qenë me detyrë për të parë nëse në incidente ka dhe persona nga Serbia, tifozë apo edhe ekstremistë”.

Zhivaleviq është i njohur për opinionin serb, por edhe për atë rajonal për disa ngjarje kontroverse. Bashkëshortja e tij, Olivera Antoniq, ka dëshmuar në lidhje me vrasjen e gazetarit Sllavko Çuruvija. Ajo gjatë asaj kohe, në sigurimin shtetëror ka punuar në departamentin për përgjime dhe ka përpiluar procesverbalet e bisedave nga banesa e gazetarit pas vrasjes së tij, kështu që i ka orientuar edhe personat.

Gazeta KOHA merr vesh se Zhivaleviq është i përzier edhe në organizimin e ngjarjes që u mbajt në muajin qershor të vitit të kaluar në Moskë, ku merrte pjesë kryetari i Partisë Demokratike Serbe në Maqedoni, Ivan Stoilkoviq, si nënshkrues rajonal i Iniciativës ruse për krijim të territorit neutral ushtarak të Ballkanit. Aty kanë qenë edhe disa deputetë serb së bashku me partitë serbe nga Republika Srpska, Mali i Zi, Bullgaria dhe Maqedonia. Zhivaleviq para se të vijë me mision në Maqedoni, është “dëbuar” nga Kroacia për spiunim, pasi sigurimi kroat i ishte ankuar kolegëve në Beograd për punën e tij. Deri tani nuk ka asnjë reagim nga MPB as nga Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë sepse nuk janë ndërmarrë masa kundër kundërzbuluesit serb Goran Zhivaleviq për prezencën e tij në Parlament më 27 prill.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme