Sindikata e pavarur e gazetarëve dhe punonjësve mediatikë (SPGPM) ashpër e dënon deklaratën e kryeministrit Zoran Zaev, në lidhje me rastin “Haraçi”, ku tha se nuk do të lejojë që një gazetar i kotë ta rrëzojë qeverinë.
SPGPM konsideron se “kur deklarata të tilla të papërshtatshme të orientuara ndaj gazetarëve dhe punonjësve mediatikë, vijnë nga funksionarët më të lartë të shtetit, mund të interpretohen, perceptohen dhe të pranohen nga një pjesë e opinionit si hapje e frontit ndaj gazetarëve, rrezikim të sigurisë së tyre dhe kufizim të lirisë së shtypit dhe prandaj kërkon nga kryeministri Zaev të kërkojë falje”.
“Theksojmë se në fillim të mandatit, qeveria e Zaevit premtoi luftë kundër sulmeve ndaj gazetarëve dhe është angazhuar për liri të shprehjes, por deklarata e djeshme e kryeministrit Zaev në tërësi është në kundërshtim me ato angazhime”, thonë nga SPGPM.
Ata shtojnë se edhe pse kryeministri Zaev nuk saktësoi për cilin “gazetar kapriçoz” bëhet fjalë, opinioni kuptoi se deklarata është e orientuar ndaj redaktorit Branko Geroski, i cili edhe vetë kumtoi se pas deklaratës ishte cak i rritjes së numrit të sulmeve dhe diskreditimit të rrjeteve sociale.
“Kjo dëshmon se politikanët dhe veçanërisht ata të funksioneve më të larta duhet të jenë të kujdesshëm gjatë deklaratave të tyre sepse një deklaratë e papërshtatshme mund të shkaktojë dëme nga shkallë të paparashikueshme si ndaj individëve, ashtu edhe ndaj lirisë së shprehjes”, thonë nga SPGPM.
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...