Specialja ka ftuar 200 qytetarë të Ohrit për të dëshmuar

16:47 | 8 Shkurt 2017
Arbresh.info

Portali Ohri1 njofton se Prokuroria Speciale Publike ka dërguar ftesa për 200 persona nga qyteti i Ohrit. Ky njoftim bazohet në burime të portalit në fjalë brenda prokurorisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç raportohet, ftesat janë dërguar për të punësuar në Sektorin e punëve të brendshme në Ohër që kanë qenë në pozita udhëheqëse, njësi rajonale të ministrive dhe institucioneve tjera shtetërore që funksionojnë në Ohër.

Ftesa për t’u marrë në pyetje kanë marrë edhe funksionarë të njohur të OBRM-PDUKM-së që nuk kanë patur funksione udhëheqëse.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme