Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë informon se sot (01 tetor) zyrtarët policorë, kanë kryer kontrolle të intensifikuara për të sanksionuar shoferët të cilët ngasin një automjet me shpejtësi më të madhe e lejuara.
Nga SPB Tetovë thonë se kanë gjobitur 36 shoferë, prej të cilëve gjashtë e kanë drejtuar makinën 50km/h më shumë se shpejtësia e lejuar, ndërsa një shofer e ka rritur shpejtësinë mbi 70 km/h më shumë se e lejuara.
“15 prej gjobave u vendosën në territorin e Tetovës, dhe 21 në territorin e Gostivarit. Kontrollet e intensifikuara të trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisin sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojnë për rrugë më të sigurt”, thonë nga SPB Tetovë.
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...