Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot u vaksinua kundër Kovid-19 në pikën për vaksinim në sallën sportive “Pero Nakov” në Kumanovë. Ai ka shprehur kënaqësi nga interesimi i kumanovarëve për vaksinim dhe ka shprehur falënderim deri te infermieret për zbatimin e procesit të imunizimit.
Spasovski u bëri thirrje qytetarëve të paraqiten dhe të vaksinohen, pasi, tha ai, kjo është mënyra e vetme që të tejkalohet pandemia. Për të, vaksina është përgjegjësi qytetare, personale dhe shoqërore.
“Me të vërtetë vaksinimi dhe imunizimi i popullatës mund të ndihmojë që ta tejkalojmë Kovid-19 dhe për këtë shkak është shumë me rëndësi që të gjithë qytetarët nga Kumanova dhe nga vendi i jonë sa është e mundur në numër më të madh të paraqiten për vaksinim. Dëshiroj ta shpreh kënaqësinë që te qytetarët e Kumanovës ka paraqitje të mirë për vaksinim, tanimë mbi 10 për qind nga popullata në qytet janë imunizuar, që tregon në vepër për një përgjegjësi që e kemi si qytet dhe si njerëz në pjesën e vaksinimit”, deklaroi Spasovski.
Ministri i Punëve të Brendshme theksoi se të gjitha vaksinat janë të kontrolluara dhe të sigurta, duke shtuar se është me rëndësi që qytetarët të vaksinohen me cilëndo vaksinë, që të pengohen format e rënda të Kovid-19 dhe pasojat fatale.
Ai apeloi se qytetarët duhet t’i respektojmë masat shëndetësore, mbajtjen e pajisjeve mbrojtëse, respektimin e distancës./Telegrafi/
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, shkak mungesa e k...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
Raportohet se dy persona nga Podujeva janë arrestuar nga Ser...