Deri më tani tërësisht kemi rindërtuar 56 objekte, kemi investuar në kushte më të mira për punonjësit për shërbim më të mirë ndaj qytetarëve, ka shkruar ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në profilin e tij zyrtar në Facebook.
“Një prej prioriteteve strategjike për udhëheqjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme është krijimi i kushteve më të mira për punonjësit në mënyrë që policia të rritet në një shërbim më të mirë për qytetarët. Për 10 muajt e fundit, ne kemi rindërtuar 8 objekte, dhe aktualisht jemi duke punuar në 7 shtesë që do të përfundojnë plotësisht deri në fund të vitit 2021”, njoftoi Spasovski.
Shërbimet administrative Kavadar, SPB Kriva Palankë, SPV Gjevgjeli, SPB Kavadarc, Sektori policor Rostushë, Klubi ushtarak Ilinden për nevojat e SAE “Tigër”, SPB Resnjë, Sektori i policisë Dojran, thekson Spasovski, janë objektet ku është kryer rindërtimi i plotë, fasada me efiçiencë të energjisë, ndryshim të zdrukthtarisë PVC, instalim elektrik, izolim termik, ngrohje sipas të gjitha standardeve dhe vlerave moderne të cilësisë në jetën e përditshme.
Në vijim është rindërtimi i SPB Kumanovë, SPB Krushevë, SPB Prilep, Sektori i policisë Çashka, Sektori i policisë Rankovc dhe Zyra e policisë Staro Nagoriçane.
“Nga viti 2017 e deri më sot, kemi rindërtuar plotësisht 56 objekte, të cilat në vazhdimësi krijojnë kushte më të mira për të gjithë punonjësit në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Punojmë në krijimin e një policie të kënaqur, për qytetarë të kënaqur!”, ka shkruar ministri Spasovski.