Google ADS

Spasovski: Të gjithë ata që do ta rrezikojnë shëndetin e qytetarëve, do të përgjigjen

16:21 | 31 Dhjetor 2020
Arbresh.info

“Çdo njëri që nuk do t’i respektojë masat, qoftë pronar shtëpie, ose ville, në të cilat do të ndodhin festa, do të kallëzohet penalisht për shkatërrim të shëndetit të qytetarëve”.

Këtë e tha sot ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, në prag të Vitit të Ri 2021. Ai tha se MPB ka plan operativ të veçantë si do të veprojnë gjatë festave.

“Nëse dikush drejtpërdrejt e cenon shëndetin e qytetarëve, do të duhet të mbajë përgjegjësi. Policia do të veprojë pas denoncimeve ose dyshimeve që do t’i ketë”, tha Spasovski.

Ai shtoi se prania policore çdo herë ka qenë në nivel gjatë festave, duke e mbajtur rendin dhe qetësinë publike./telegrafi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme