Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, paralajmëroi dje për masat më të reja për mbrojtje nga coronavirus, ku krahas mbajtjes së maskave edhe në mjedise të hapura, si masë u përmend edhe ndalesa për grupim të më shumë se 4 personave si dhe ndalesa për të pranuar në shtëpi më shumë se 4 mysafirë.
I pyetur se si policia do të kontrollojë nëpër shtëpi se kush sa mysafirë ka pranuar, ministri për Punë të Brendshme, Oliver Spasovski, tha se askush nuk guxon t’i cenojë shtëpitë e qytetarëve, megjithatë shtoi se ka mekanizma për kontrolle.
“Fillimisht nuk do të doja të komentoj diçka që ende nuk është miratuar nga Qeveria. Ky është vetëm propozim i Komisionit për Sëmundje Ngjitëse. Do të them vetëm një gjë, se ministria për Punë të Brendshme do t’i respektojë parimet kushtetuese dhe ligjet. Pacenueshmëria e shtëpisë dhe apartamentit është diçka e shenjtë për qytetarët, askush nuk mund ta cenojë, por me vendimet që do të sillen, ndërsa janë në funksion të shëndetit publik, do të parashikohen me mekanizma adekuat për kontrollin dhe zbatimin e tyre”, u shpreh Spasovski.
Ministri i Brendshëm tha se fillimisht Qeveria do të diskutojë për këto masa, dhe secili ministër do t’i thotë mendimet e tij në lidhje me propozimet.
Shtoi se qytetarët vetë duhet të jenë të vetëdijshëm dhe t’i respektojnë masat. Tregoi se tani për tani nuk po planifikohet për rritje të gjobave për mos mbajtje të maskave.
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...