“Qeveria nuk heq dorë as një inç nga vendimet dhe masat të cilat kanë të bëjnë me ndalesën e lëvizjes edhe gjatë kohës së festave të Pashkëve, ndërsa të cilat janë në interes të mbrojtjes së shëndetit publik dhe në interes të shëndetit të secilit qytetar. Ato vlejnë për secilin”.,
Këtë edhe një herë e porositi në profilin e tij në Facebook kryeministri Oliver Spasovski. Ai tha se të gjithë qytetarët dhe të gjithë akterët në shoqëri duhet t’i respektojnë masat e Qeverisë, ndërsa ato janë të qarta.
“Është e ndaluar lëvizja e të gjithë qytetarëve në orët e caktuara në ditët e punës, ndërsa ajo ndalesë është e tërësishme për periudhën prej të premtes në orën 16 deri të martën në orën 5. Përkujtoj se është aktive ndalesa për grupimin e qytetarëve në grupe më të mëdha se dy persona, në hapësira publike. Këto janë kufizimet aktive, vendime dhe masa dhe ato mbeten në fuqi edhe gjatë festave të Pashkëve. Qeveria nuk heqë dorë as një inç nga vendimet dhe masat të cilat janë në interes për mbrojtjen e shëndetit publik dhe në interes të shëndetit të secilit qytetar. Ato vlejnë për secilin!”, shkroi Spasovski.
Ai theksoi se, me të vërtetë, sot po kalojmë nëpër kohë të vështira dhe sa i përket vlerave personale dhe nevojave dhe se për herë të parë besimtarët ortodoks, në vend se në kisha, do të duhet t’i kalojnë festat e pashkëve në shtëpitë e tyre.
“Agjërimin dyzet ditësh të pashkëve do ta përfundojmë me flijim personal në rrethin e familjes sonë dhe në shtëpitë tona. Porositë e pashkëve për fitoren ndaj vdekjes do t’i dërgojmë prej shtëpie. Përmes telefonit, përmes internetit, secili nga familja e tij, nga shtëpia e tij, e jo të grumbulluar nëpër familjarë dhe mysafirë. Kjo nuk do të na bëjë besimtarë më të dobët – përkundrazi, kjo do të na e përforcojë shpirtin, sepse të gjithë e dimë se me këtë shpëtojmë JETË. Jetët tona varen nga sjellja e të gjitha neve – askush nga ne nuk ka të drejtë të rrezikojë jetën e tjetrit – ndërsa jetë nuk do të rrezikoni nëse rrini në shtëpi. Të bashkohemi të gjithë dhe ta ndalojmë virusin i cili e kërcënoi gjithë njerëzimin. Populli dhe shteti munden bashkë ta pengojnë përhapjen e virusit”, porositi në Spasovski.
PE-ja debaton për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit
Ambasada Amerikane rithekson përkushtimin për zhdukjen e tra...
Salah i gatshëm të vazhdojë Liverpoolin, mirëpo nuk ka lëviz...
“Kur e kuptove që nuk po të rrasi unë dhe Driloni, i ke shku...
Daut Haradinaj fton qytetarët të bëhen pjesë e ndryshimit që...
Kryeprokurori i Beogradit: Së shpejti do të vendoset lidhur ...