Ministri i Punëve të Brendshme në Maqedoni të Veriut, Oliver Spasovski në konferencën e sotme për shtyp me fotografi nga incidenti i djeshëm në Sheshin Skenderbeu tha se policia ka arritur në kohë të intervenojë dhe të parandalojë eskalimin e situatës.
Spasovski tha se është parandaluar incident me përmasa më të mëdha.
“Do të shihni se policia e parandaloi incidentin, edhe atë një numër i madh i zyrtarëve policorë, shihni videot që janë publikuar edhe nga mediumet edhe nga ne. Ja po u’a tregoj vetëm një fotografi, a nuk është kjo diçka ku intervenohet në vendin e ngjarjes?”, tha mes tjerash Spasovski.
Spasovski apeloi deri tek të gjithë qytetarët që të të shfrytëzojnë të drejtën e protestës, por pa dhunë.
“Nuk duhet të vijmë deri tek kjo, por për të mos ardhur deri te kjo secili qytetar duhet ta dijë që protestat duhet të jenë të qeta. Askush nuk ka të drejtë të nxjerr armë zjarri dhe të kërcënojë sigurinë, asnjë qytetari në vend”, tha mes tjerash Spasovski.
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...
Kurti: Prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc qëndron Millan ...