Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski pret që të hënën MPB-ja të dalë me qëndrim lidhur me Propozim ligjin për shtetësinë, të propozuar nga deputetët në Kuvend.
Spasovski në konferencën e sotme për shtyp informoi se dje në MPB e kanë marrë parasysh këtë propozim ligj, ndërsa ekspertët nga kjo fushë e shqyrtojnë dhe do të japin mendim lidhur me këtë zgjidhje ligjore, pas çka do të dorëzohet në Kuvend.
Në pyetjen deri ku është procedura për marrjen e shtetësisë të personave që nuk e kanë dhe sa është numri i tyre në vendin tonë, Spasovski informoi se është duke u punuar në detektimin e të gjitha lëshimeve dhe dobësive të zgjidhjes ekzistuese ligjore dhe çfarë mund të përmirësohet që të mund t’i realizojnë të drejtat e shtetësisë.
“Kemi disa vlerësime të caktuara lidhur me numrin e personave të cilët nuk kanë shtetësi, por këto nuk janë numra të hollësishëm sepse kur të hapet ai proces, ne do të kemi aplikime nga qytetarët që nuk kanë shtetësi në Maqedoninë e Veriut. Kur të jetë e plotë në pjesën e rregullimit ligjor dhe nevojën për të ndryshuar zgjidhjen ligjore, ne do të shpjegojmë në detaje se si dhe si do të ndryshohet Ligji dhe momentet e reja që do të mundësojnë shtetësinë e qytetarëve”, tha ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në konferencën e sotme për shtyp në të cilën ai dha raport për punën e bërë në 100 ditët e fundit në MPB./zhurnal.mk
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...