Kryeministri Oliver Spasovski në profilin e tij në Facebook ka drejtuar apel deri te kumanovarët që të jenë të matur në këto momente, duke shtuar se nuk ka hapësirë për panik shkaku i orës policore.
“Apeloj deri te qytetarët e Kumanovës që të jenë të matur në këto momente, nuk ka hapësirë për panik, masa është për fundjavë dhe nuk ka nevojë të nënshtrohemi në rrezik dhe të dilet dhe blihet nëpër dyqane, dy tre ditë mund të kalohet në izolim”, ka shkruar Spasovski.
Ai ka thënë se vendimi është sjell në bazë të opinioneve të personave ekspert nga Komisioni për sëmundje ngjitëse.
“Ky është vendim i vështirë, restriktiv, por i patjetërsueshëm të sillet që të shpëtojmë jetët dhe shëndetin e qytetarëve dhe të pengojmë rrugën e përhapjes së virusit”, ka shkruar në Fejsbuk, numri një i qeverisë, Oliver Spasovski. Ora policore apo karantina është vendosur nga ora 21:00 e ditës së djeshme deri të hënën në ora 05:00 të mëngjesit.
PE-ja debaton për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit
Ambasada Amerikane rithekson përkushtimin për zhdukjen e tra...
Salah i gatshëm të vazhdojë Liverpoolin, mirëpo nuk ka lëviz...
“Kur e kuptove që nuk po të rrasi unë dhe Driloni, i ke shku...
Daut Haradinaj fton qytetarët të bëhen pjesë e ndryshimit që...
Kryeprokurori i Beogradit: Së shpejti do të vendoset lidhur ...