Siç raportojnë për AIM, Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot në Bruksel në pyetjen se a mund të jap MPB-ja më shumë informata për deklaratat e Kryeministrit Zoran Zaevi dhe hetimit të gazetares së OCCRP se biznesmenë rus kanë financuar incidente të dhunshme në Maqedoni në kampanjën për referendum, Spasovski tha se hetimin nuk do ta udhëheq përmes mediave.
“Dua që të jenë qetë bashkëqytetarët në pjesën e sigurisë dhe në pjesën e të gjithë ngjarjeve. Maqedonia tash ka mundësi historike për zhvillim, mundësi historike të jetë pjesë e BE-së dhe NATO-s dhe kjo mundësi historike në këshillon të gjithë neve, qytetarëve, politikanëve, mediumeve, opinioni publik të ndihmojnë dhe të jenë për ardhmëri dhe perspektivë të fëmijëve të tyre”, tha Spasovski, duke u përgjigjur në pyetje gazetareske, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Por Spasovski përsëriti: “asnjë hetim nuk dua, nuk mundem, as që është e nevojshme ta hetojmë në publik dhe përmes mediumeve”.
Ai shtoi se institucionet e Maqedonisë funksionojnë dhe për këtë shkak qytetarët duhet të jenë të qetë.
Babi raporton në polici se djali i tij i mitur u rrah nga di...
Zhduket një grua në Gjakovë
Gruaja nga Gjakova raporton në polici për mospërkujdesje mje...
FSK realizon për herë të parë kursin e karrierës për kapiten
Bukuritë vjeshtore në parkun natyrorë të Qafshtamës, Kumbaro...
I dërguari i SHBA-së mbërrin në Bejrut, Libani e Hezbollahu ...