Google ADS

Spasovski nuk komenton nëse do jetë pjesë e Qeverisë së re

13:48 | 23 Dhjetor 2021
V. S.

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në konferencën e sotme për media nuk deshi të komentojë nëse do të jetë pjesë e qeverisë së re.

“Nuk do të komentoj asgjë, dhe për të gjitha zhvillimet e ardhshme në këtë fushë do të marr një vendim shtesë”, tha ministri.

Kuvendi sot ka konstatoi dorëheqjen e Zoran Zaevit si kryeministër, e cila tërheq dorëheqjen e gjithë Qeverisë. Pas dorëheqjes, shumica parlamentare pritet të propozojë liderin e ri të LSDM-së dhe zëvendësministër aktual të Financave, Dimitar Kovaçevski, për mandatar të ardhshëm për formimin e Qeverisë së re./alsat.mk/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme