Maqedonia e Veriut dhe Komisioni Evropian në Bruksel nënshkruan sot një plan të përbashkët veprimi në luftën kundër terrorizmit.
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, thotë se megjithëse vendi ynë nuk përballet me një rrezik specifik të një akti terrorist, sfida qëndron në pozicionin e saj strategjik, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Kjo marrëveshje është zbatimi i një seri masash që do të jenë efektive në trajtimin e terrorizmit, me shkëmbimin e informacionit dhe një politikë të përbashkët që do të thotë një luftë e vërtetë kundër terrorizmit si në këtë rajon ashtu edhe në Evropë”, tha ministri Spasovski.
Spasovski shtoi se “secila prej shteteve duhet të marrë një seri masash që do të nënkuptojnë jo vetëm një veprim specifik të terrorizmit, sepse ne nuk kemi një situatë të tillë”.
Në veçanti, plani i veprimit i nënshkruar sot midis Komisionit Evropian nga njëra anë dhe Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë nga ana tjetër parashikon një seri masash që synojnë parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit.
Përveç forcimit të kapacitetit institucional të brendshëm, të dy vendet pritet, ndër të tjera, të marrin masa proaktive të tolerancës për të parandaluar radikalizimin e dhunshëm, veçanërisht midis të rinjve.
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje